Bajrami: Po thonë se po luftohet korrupcioni, 51%-shi ia fali Ferronikelit mbi 9 milionë euro - NACIONALE

Bajrami: Po thonë se po luftohet korrupcioni, 51%-shi ia fali Ferronikelit mbi 9 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hykmete Bajrami, ish-ministre e deputete e Lidhje Demokratike të Kosovës, ka shkruar në lidhje me një vendim që, sipas saj, e ka marrë Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, e të cilin e ka zgjedhur, siç e quan ajo, 51-përqindëshi.

Me anë të këtij vendimi, Bajrami thotë se iu falën mbi 9 milionë euro Ferronikelit, të cilat i kishte obligime ndaj shtetit.

Sipas Bajramit, që ky bord do të shkarkohet është e sigurt, por tashmë ajo thotë se dëmi është shkaktuar.

Shkrimi i plotë:

9 milionë euro për Ferroniklin

Po thojnë po “luftohet korrupcioni”, që nja fakt tjetër qysh 51%-shi po lufton korrupcionin:

Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, i zgjedhur nga 51% me datë 6 dhjetor 2021, ka marrë vendim të i falë Ferronikelit (kompani kjo 100% private) 9,019,979.44 Euro obligime ndaj shtetit rentë minerare.

Bordit të KPMM-së me datë 31.05.2022 e ka njoftuar Ferronikelin për detyrimin prej 9,019,979.44 milionë euro për rentë minerare, mandej me datë 29.08.2022 pendohet dhe nxjerr një vendim tjetër për ta liruar Ferrronikelin nga ky obligim.

Shkarkimi i këtij Bordi ishte në rend dite në seancën e 2 shkurtit, por u largu nga rendi i ditës për procedurë dhe për qudi në seancën e ardhshme nuk është në rend dite, d.m.th. përkundër fakteve të ditura ky bord vazhdon të jetë në dëtyrë me kompetenca të plota.

Ky Bord sigurisht do të shkarkohet nga Kuvendi, por dëmi tashmë është bërë, tani shteti do të sorollatet nëpër gjykata duke kontestu vendimin e vet/Bordit të KPMM-së në favor të Ferronikelit.

Garant komitetet e LVV-së, e cilësojnë këtë si ''luftë kundër korrupcionit''

Bajrami: Po thojnë po luftohet korrupcioni, 51%-shi ja fali Ferronikelit mbi 9 milionë euro

Hykmete Bajrami, ish ministre e deputete e Lidhje Demokratike të Kosovës ka shkruar në lidhje me një vendim që sipas saj e ka marrë Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, e të cilin e ka zgjedhur siç e quan ajo 51%-shi.

Me anë të këtij vendimi, Bajrami thotë se ju falën mbi 9 milionë euro Ferronikelit, të cilat i kishte obligime ndaj shtetit.

Sipas Bajramit, që ky bord do të shkarkohet është e sigurt, por tashmë ajo thotë se dëmi është shkaktuar.

Shkrimi i plotë:

9 milionë euro për Ferroniklin

Po thojnë po “luftohet korrupcioni”, që nja fakt tjetër qysh 51%-shi po lufton korrupcionin:

Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, i zgjedhur nga 51% me datë 6 dhjetor 2021, ka marrë vendim të i falë Ferronikelit (kompani kjo 100% private) 9,019,979.44 Euro obligime ndaj shtetit rentë minerare.

Bordit të KPMM-së me datë 31.05.2022 e ka njoftuar Ferronikelin për detyrimin prej 9,019,979.44 milionë euro për rentë minerare, mandej me datë 29.08.2022 pendohet dhe nxjerr një vendim tjetër për ta liruar Ferrronikelin nga ky obligim.

Shkarkimi i këtij Bordi ishte në rend dite në seancën e 2 shkurtit, por u largu nga rendi i ditës për procedurë dhe për qudi në seancën e ardhshme nuk është në rend dite, d.m.th. përkundër fakteve të ditura ky bord vazhdon të jetë në dëtyrë me kompetenca të plota.

Ky Bord sigurisht do të shkarkohet nga Kuvendi, por dëmi tashmë është bërë, tani shteti do të sorollatet nëpër gjykata duke kontestu vendimin e vet/Bordit të KPMM-së në favor të Ferronikelit.

Garant komitetet e LVV-së, e cilësojnë këtë si ''luftë kundër korrupcionit''

Lajme të ngjashme