Bajrami: Po punojmë 3 minuta dhe po kemi pauzë 48 orë, kjo është përgjegjësi e VV-së - NACIONALE

Bajrami: Po punojmë 3 minuta dhe po kemi pauzë 48 orë, kjo është përgjegjësi e VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka fajësuar VV-në për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se deputetët po punojnë vetëm 3 minuta dhe më pas po shkojnë në pauzë prej 48 orëve.

Sipas saj, kjo është përgjegjësi e VV-së, e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurti.

“Lëvizja Vetëvendosje ia jep për të 23-tën herë pauzën prej 48 orëve. Ne e kemi filluar një seancë e cila asesi nuk po përfundon. Po punojmë 3 minua dhe kemi pauzë 48 orë dhe kjo është përgjegjësi e partisë së parë, e cila ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme