Bajrami për importin e energjisë veç sot: Qe qysh po lulëzon mafia energjetike - NACIONALE

Bajrami për importin e energjisë veç sot: Qe qysh po lulëzon mafia energjetike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se sot Kosova ka importuar gjysmën e energjisë që e shpenzon.

Ja një përllogaritje që Bajrami sjell, bazuar në të dhënat e KOSTT, dhe ‘kështu’ – thotë ajo ‘lulëzon mafia energjetike’.

Shkrimi i plotë i Bajramit:

Sot data 20 qershor 2025, Kosova sipas KOSTT-it importon gjysmën e energjisë që e shpenzon - ngarkesa është 13950 MË, ndërsa prodhimi është vetëm 7157 MË, kështu lulëzon mafia energjetike.

Sipas njoftimit të KEK-ut, për më pak se një muaj tri blloqe të Termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit:

🔴

A3 – papritmas, më 19 qershor, edhepse nga 22 janari tenderi për rehabilitimin e tij në shumë prej 137 milionësh ende është i hapur,

🔴

A5 – më 18 qershor, për shkak të humbjes së ujit në kaldajë,

🔴

A4 – në remont që nga 16 maji,

A e dini sa po na kushton kjo?

Sot me date 20 qershor 2025, Kosova e importon rrafsh gjysmën e energjisë që e shpenzon, po, po gjysmën. Sot prodhimi sipas KOSTT-it është 7157 MË ndërsa A e dini se importi që bëhet për shkak të këtyre prishjeve nuk është i përfshirë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% as në vendimin për t’i përjashtuar 1300 biznese nga shërbimi i furnizimit universal?

Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.

Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne - këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në:

➡️

import të shtrenjtë dhe

➡️

fatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërt.

Këto janë paratë tona që paguhen çdo ditë për paaftësinë ose korrupsionin në: Ministrinë e Ekonomisë, KEK, ZRrE dhe KOSTT. Njerëz të vendosur në këto institucione nga vetë Kurti/LVV, me ose pa vetëdije po punojnë për interesin e mafisë energjetike dhe zbrazjes së xhepave të qytetarëve.

Energjia nuk është luks, por nevojë, por për tregtarët e energjisë, është bërë burim i majmë fitimi.

Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet për mafinë energjetike. Institucionet dhe udhëheqësit e tyre kanë përgjegjësi për vonesat në remonte, për rënien e tri blloqeve për më pak se një muaj, sepse rënia e blloqeve ju lëvërdisë tregtarëve të energjisë, atyre që kanë monopolizu importin duke rezervuar kapacitetet e transportit të energjisë.

HETIM, LLOGARIDHËNIE, TRANSPARENCË

Lajme të ngjashme