Bajrami: Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga rreth 400 euro më e lartë, tash tallën me qytetarët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministrat e Kurtit po tallen me qytetarët ndërsa, rrogat e muajit shkurt iu kanë dalur me rritje rreth 400 euro më shumë.
Bajrami ka komentuar deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se konfisikimi i pajisjeve për kriptovaluta ka ndikuar në kursimin e 1 milion eurove.
Ajo ka kontestuar deklaratën e Rizvanollit duke ia përmendur rrymën e paguar për komunat veriore.
Shkrimi i plotë:
Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 Euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët.
Mosni se nuk është mirë kështu!
Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro.
