Bajrami: Këto i kemi thënë nga dita e parë, s'ka demokraci ku nuk respektohet Kushtetuta - NACIONALE

Bajrami: Këto i kemi thënë nga dita e parë, s'ka demokraci ku nuk respektohet Kushtetuta

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se Kushtetuesja ‘vërtetoi atë që kanë thënë prej ditës së parë’.

Ajo shkruan:

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

❌Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën.

❌I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë - Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

✅Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

✅Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

S'ka demokraci aty ku s'ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit”.

Lajme të ngjashme