Bajrami i reagon Muratit: Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet më të larta për prindërit - NACIONALE

Bajrami i reagon Muratit: Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet më të larta për prindërit

4 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili shkroi për shtesat e fëmijëve.

Bajrami ka kërkuar nga Murati që t’i tregojë kryeministrit Kurti se ka i mori paratë sepse sipas saj, Kurti nuk kupton gjë nga ekonomia.

Me tej, ajo ka thënë se është rritur tatimi dhe si shkak janë mbledhur paratë për shtesa për fëmijët.

Ajo ka përmendur disa premtime të VV-së që nuk janë realizuar.

Shkrimi i saj:

Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s'po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.

Por, çka me premtimet tjera:

- 160 çerdhe?

- 4 mijë banesa për qiftet e reja?

- 5 shtepi për të moshuarit?

- shportë më të lirë të komnsumit?

- energji më të lirë?

- çka me i bë deficitit tregtar?

- ku janë projektet kapitale?

Çka me KREJT DHE DREJT?

Lajme të ngjashme