Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Kontrabanda e mallrave, veç me kontrabandë të numrave nuk luftohet
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muarti, duke thënë se kontrabanda e mallrave nuk luftohet me “kontrabandë të numrave”
Bajrami ka thënë Murati po e paraqet inflacionin si luftë kundër kontrabndës,
“KONTRABANADA E MALLRAVE, VEÇ ME KONTRABANDË TË NUMRVE NUK LUFTOHET PRA, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, INFLACIONIN në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës. Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, ajo ka përmendur edhe deficitin tregtar.
“Ministri i finanancave po thotë gjasat janë që importi ka qënë më i lartë. Pra ministri i financave folë me gjasa për vitin 2015, e me këtë manipulim të shifrave po mundohet me i fshehë faktet që i përplasën në ftyrë për rritjen e deficitit tregtar nga 2.8 miliardë euro në 5 miliardë euro.” –ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj: