Bajrami e pyet ministren Rizvanolli: Trego sa të ka kushtu energjia elektrike në veri - NACIONALE

Bajrami e pyet ministren Rizvanolli: Trego sa të ka kushtu energjia elektrike në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është përplasur me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për çështjen e energjisë elektrike së paguar për komunat në veri të Kosovës.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se në Kuvend ka deklarime të pavërteta sa i përket energjisë elektrike dhe subvencionimit të saj.

“Sa i përket energjisë elektrike dhe subvencionimit të energjisë elektrike u thanë aq shumë të pavërteta sa nuk po di nga t’ia filloj, si dhe për çmimin e energjisë elektrike, siç janë thënë edhe shumë herë të tjera” – ka thënë Rizvanolli në Kuvend ku po debatohet për buxhetin e vitit 2025.

Për këtë reagoi deputetja Bajrami, e cila i tha Rizvanollit se asnjëherë nuk ka treguar sa ka kushtuar energjia elektrike në veri.

“Ministre Rizvanolli, pasi u thënë shumë të pavërteta, pse bre s’po e thu të vërtetën tane. Del, trego, të lutem trego sa të ka kushtu energjia elektrike në veri. Unë po them sipas pasqyrave financiare të KOSTT-it, 4.5 milionë më 2019, 8.7 milionë në 2020, 2021 janë 51.6 milionë, 2022 janë 78 milionë, 2023 janë 35.7 milionë. Cila është e pavërteta? Dil, thuje e thirrim KOSTT-in. Ata i raportojnë Kuvendit edhe i thojmë pse po thoni të pavërteta, kaq. Thuje të vërtetën tane. Asnjëherë s’ke qenë në gjendje me thanë kaq ka kushtu energjia në veri. Dil thuje të vërtetën, mos e le askë me spekulu. Kaq e thjeshtë. Po po thuni të pavërteta, po unë s’kam të vërtetë!” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme