Bajrami e LDK-së flet për Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin: Është e frikshme mbrojtja që po iu bëhet - NACIONALE

Bajrami e LDK-së flet për Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin: Është e frikshme mbrojtja që po iu bëhet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka quajtur të frikshme mbrojtjen që po iu bëhet ambasadorit Martin Berishaj dhe kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Bajrami në T7ka folur për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në sektorin e energjisë në Kosovë, duke thënë se një mbrojtje e tillë Berishajt po i bëhet edhe përkundër faktit se ndaj tij tashmë rëndojnë tri akuza.

Është e frikshme mbrojtja që i bëhet Martin Berishajt dhe z.Krasniqi. Është e frikshme. Askush nuk i demanton të dhënat që janë sekrete publike. Tek Martin Berishaj rendojnë tri akuza, për deklarime të rrejshme të pasurisë, për evazion fiskal dhe për deklarim të rrejshëm në Komisionin Hetimor. Ndërkohë në dy vitet e fundit ka pasur 1.4 milion trasfere bankare. Ndërkohë që z.Berishaj ka thënë në Komision që e kam falë kompaninë.” – ka thënë ajo.

Deputetja e LDK-së, ndër të tjera ka thënë se ndaj Nagip Krasniqit ka akuza për tender një burimor, dhe sipas saj janë 60 të tilla.

Në anën tjetër e kemi z.Krasniqi, i cili nëse e shohim atë për çfarë akuzohet. Janë tenderë një burimore, janë 60 sosh në vitin e fundit. Janë tenderë një burimor për shuma të mëdha. Ligji e thotë qartë se kur mundesh të bësh tenderë një burimor.” - ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme