Bajrami demanton sondazhin e UBO-s: Sa herë që ka një krizë, Qeveria nxjerr një sondazh të ri - NACIONALE

Bajrami demanton sondazhin e UBO-s: Sa herë që ka një krizë, Qeveria nxjerr një sondazh të ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka demantuat sondazhin e UBO Consulting, i cili nxjerr LDK-në si parti të tretë në vend.

Ajo ka bërë me dije se sa herë ka një krizë, Qeveria vjen një sondazh i ri.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sondazhet nuk ndryshojnë realitetin.

Na qenkan ekzaltuar - sërish - pushtetarët me sondazhe. Këtë herë paskan treguar gjenerozitet, na paskan ulur vetëm në 16%. Me sondazhe mund të na ulin edhe më shumë, do ta bejnë javëve në vijim, por realiteti ndryshon nga sondazhet e tyre. Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfysh të energjisë elektirke, këtë herë në periudhën e shpërfaqjës së korrupcionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka vlerësuar se ky sondazh është një propagandë.

Duan të paraqesin një realitet tjetër - fiktiv. Të na thonë se ne jemi vet. Se shumica është me ata - të kënaqur si dikur. Propaganda është mjet i tyre dhe kjo është veçse një mjet. Kur flasim për sondazhe kujtoni vetëm pak zgjedhjet lokale. Gjithë ekzaltimin e pushtetit atëherë, gjithë ‘kredibilitetin’ e matësve - një natë para zgjedhjeve. Fundin e dini të gjithë”, është shprehur ajo.

Rezultat e sondazhit

Mbrëmë gazeta Reporteri ka publikuar një sondazh të kompanisë UBO Consulting, i cili LDK-në e rendit si pari të tretë.

Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje gëzon 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.

Në vend të dytë, sipas sondazhit, është renditur PDK-ja me 17.1 për qind.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 16 për qind, duke u renditur në vendin e tretë.

Kurse, koalicioni AAK-Nisma kanë marr 6.9 për qind të përkrahjes.

Lista “Guxo” në këtë matje ka marrë vetëm 0.6 për qind.

Media që e ka publikuar këtë sondazhi ka treguar se ai është realizuar në pjesën e parë të muajit mars me 907 respondentë. Sipas medias në fjalë, margjina e gabimit është plus-minus tre për qind.

Këtij sondazhi i është gëzuar shumë partia në pushtet. Shumë zyrtarët të saj kanë komentuar rezultatin. Zëdhënësi i LDK-së Arlind Manxahku, duke komentuar këtë sondazh ka ironizuar me LDK-së,

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryetari i LDK-së do të reagon ndaj këtij sondazhi.

Qenka publiku sondazhi i fundit i bërë nga UBO Consulting. Prapë punë me bë video Abdixhiku”, ka shkruar Manxhuka.

Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacollli ka reaguar ndaj këtij sondazhi.

Edhe ajo ka ironizuar me kryetarin e LDK-së. “Lumiri: Qeveria Kurti po manipulon me statistikat”, ka shkruar Pacolli.

UBO Consulting sondazhin e fundit e kishte nxjerr në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas atij sondazhi, VV-ja kishte dalë e parë, LDK-ja e dyta, kurse PDK-ja e treta.

As me këtë matje nuk ishte ndarë e kënaqur LDK-ja. Zyrtarët e kësaj partie politike kishin reaguar, duke kritikuar kompaninë në fjalë se po i shërben partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme