Bajram Qerkini i ashpër ndaj Qeverisë: Nuk e dini çka është liria, ju dini veç me rrejt - NACIONALE

Bajram Qerkini i ashpër ndaj Qeverisë: Nuk e dini çka është liria, ju dini veç me rrejt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini ka mbajtur fjalim në protestë që është duke u zhvilluar para Qeverisë së Kosovës, e thirrur nga Veteranët e UÇK-së.

Qerkini është shprehur mjaftë ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se nuk e dinë çfarë është liria dhe se ata dinë vetëm të gënjejnë.

Ai tutje ka kërkuar nga Qeveria që t’i kthehen qytetarëve dhe ta rehatojnë popullin.

Ju jeni ata që jeni liria. Folni fort folni shlirë. Unë e di që krejt Kosova është për liri. Kush është ai që s’po i përkrah. O ju që po udhëheqin, ku jeni për këtë popull. Edhe diçka me ju thanë, ruajuni se nuk e dini çka është liria, ju dini veç me na rrejt. Tmerr po rrnojna, tmerr po jetojna. Kthejuni popullit, rehatojeni popullit. Ai që është për mos me e rahatu popullin, mos u rahatoftë në jastëkun ku flenë.” – ka thënë Qerkini.

Lajme të ngjashme