Bajqonovci i VV-së tenton të interferojë në punën e Kushtetueses: T’u merret mandati deputetëve që nuk votojnë
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka tentuar të interferojë në punën e Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend.
Ai i ka kërkuar Kushtetueses që të ua marrë mandatin të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk votojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deputetët që nuk voton, nuk përfaqëson.
“T’u merret mandati të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk votojnë. Deputeti që nuk voton, nuk përfaqëson. Nuk është aty për selfie, por për të marrë vendime në emër të qytetarëve! Mjaft më me sabotime e bllokime – koha është për përgjegjësi!”, ka shkruar ai.