Bajqinovci lavdëron Kurtin: Qenka e mundur me shku në veri, pa lejen e Vuçiqit e Radoiçiqit - NACIONALE

Bajqinovci lavdëron Kurtin: Qenka e mundur me shku në veri, pa lejen e Vuçiqit e Radoiçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës.

Në fakt, Bajqinovci ka lavdëruar Kurtin për këtë vizitë, që ishte e paparalajmëruar në medie.

Bajqinovci ka bërë një pretendim disi të çuditshëm, duke shkruar se në veri qenka e mundur të shkohet edhe pa lejen e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Madje, Bajqinovci e ka përmendur edhe Milan Radojiçiqin, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Kosova në lidhje me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit 2024 në Banjskë të Zveçanit.

"Dmth qenka e mundur me shku në veri të Kosovës, pa lejen e Vuçiqin, Radoiçiqit e këta” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme