Bajqinovci i reagon opozitës: Nuk mundeni me na ndal, këto lojëra të ulëta qytetari po i sheh - NACIONALE

Bajqinovci i reagon opozitës: Nuk mundeni me na ndal, këto lojëra të ulëta qytetari po i sheh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar opozitës pasi Ligji për Pagën Minimale është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Bajqinovci përmes një postimi ka thënë se kur e shohin që po ja huqin fort me kauza, njëherë sajojnë filma të lodhtë.

Ai tutje ka thënë se e shoshin që prapë e kanë bërë skllotë, fillojnë e mendojnë se çfarë reformash po i bënë Qeveria dhe çohen e planifikojnë diversion kushtetues kundër vendimeve të mazhorancës.

Kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat kanë vënë themele për Asociacion, sa herë që janë ndje ngushtë e në rrezik për largim nga pushteti, sot, flasin se si asociacioni na qenka rrezik. Çirren për antiamerikanizëm e fryhen plotë shpresë "mos Amerika po na rehaton në pushtet me vazhdu biznesin" e në anën tjetër Senati përfshinë FSK-në si ushtri partnere për stërvitje e operacione të përbashkëta. Kur e shohin që ja huqin fort me kauza, njëherë sajojnë filma të lodhtë. Kur e shohin që prapë e kanë bërë skllotë, fillojnë e mendojnë se çfarë reformash po i bën Qeveria me ligjet për reformat në drejtësi, pagën minimale, ligjin që i mbronë qytetarët nga çmimet abuzive me barna dhe Kuvendi zgjedh bartës funksionesh publike të aftë, të pastër, të përkushtuar, çohen e planifikojnë diversion kushtetues kundër vendimeve të mazhorancës që kanë në qendër mirëqenien ekonomike e sociale të çdo qytetari.” – ka shkruar Bajqinovci.

Deputeti i VV-së është shprehur se nuk mund t’i ndalin asnjëherë dhe se këto lojëra të ulëta qytetari po i sheh.

Pra, një destruksion antishtetëror malinj i një kaste që shpresën e vetme e ka tashmë në metodën e diversionit me institucione të kapura. Nuk mundeni. Mund të na vononi vetëm pak kohë. Me na ndalë asnjëherë. E ndërkohë, këto lojëra të ulëta qytetari po i sheh, kupton dhe natyrisht se do të ja u tregoj vendin. Kanë me ju rrasë zgjedhje, në orarin e rregullt kushtetues.” – ka përfunduar Bajqinovci.

Lajme të ngjashme