Bahtiri kritikon autoritetet e sigurisë: Ka një tolerancë të madhe ndaj kriminelëve në veri
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur rreth tensioneve të fundit në veri të Mitrovicës.
Bahtiri ka pyetur se si në mes një sigurie të policëve të Kosovës, EULEX-it e KFOR-it, është e mundur të ndodhin sulmet e djeshme në veri. Megjithatë, ai ka thënë se ndaj këtyre akteve ka parë një tolerancë.
“Por ajo se çfarë kam parë ditët e fundit ka qenë një gjest i papritur që në mesin e gjithë kësaj sigurie KFOR-it, Policisë Kosovës, Policisë së EULEX-it të vin njerëz terrorist të shokojnë qytetet e Kosovës, këtë se kam pritur që të mos të dënohen ashpër nga të gjithë, sepse terrorizmi duhet dënuar jo vetëm nga populli i Kosovës por tërë bota. Dhe të kemi terrorizim në veri të njerëzve kriminel, që çdo herë nuk pushojnë së terrorizuari popullin e shtetin e Kosovës, po më duket se është një tolerancë tepër e madhe për ta.”, ka deklaruar Bahtiri në Kanal 10.
Pak çaste më parë, Nacionale, duke u thirrur në burimet e Mitropol, raportoi rreth një shpërthimi të ri në Lagjen e Boshnjakëve.
Gazeta menjëherë kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
Ky i fundit tha se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar dhe se situata është e qetë. Veç kësaj ai shtoi se zërat e dëgjuar kanë qenë të mjeteve piroteknike.
