Bahtiri i VV-së me video-mesazh: Është mirë që qytetarët mbi 50 për qind të dalin të votojnë
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka ftuar qytetarët që ta dalin të votojnë.
Përmes një video, ai ka thënë se mbi 50 për qind e qytetarëve duhet të dalin në zgjedhje.
Sipas tij, vendit duhet t`i jepen institucionet e duhura.
“Pavarësisht bindjeve politike, është mirë që qytetarët mbi 50 për qind të dalin të votojnë dhe t`i japin institucionet që i duhen këtij vendi”, ka thënë Bahtiri.