Bahtiri i pret disa persona në odë, vetë i mbath papuçet e mysafirët i lë zbathur, pa papuçe - NACIONALE

Bahtiri i pret disa persona në odë, vetë i mbath papuçet e mysafirët i lë zbathur, pa papuçe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agim Bahtiri, kandidat i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka pritur një grumbull njerëzish në odën e tij në Mitrovicë.

Ai ka falënderuar banorët e Koshtovës për përkrahjen.

Ishte kënaqësi që të pres në konak, banorët e Koshtovës, me të cilët biseduam vëllazërisht dhe u betuam të jemi bashkë si asnjëherë më parë, për të fituar bashkë ashtu siç kemi fituar gjithmonë.

Na priftë e mbara bashkë” – ka shkruar Bahtiri.

Ajo që ra në sy nga fotografitë e publikuar nga Bahtiri ishte një specifikë interesante. Përderisa Bahtiri kishte të mbathura papuçe për vete, mysafirët ishin “këmbëzbathur”, duke mos pasur papuçe.

Lajme të ngjashme