Bahtiri flet me të nime, thotë se ka foto të opozitës në vilen e Radoiçiqit, por nuk e ofron asnjë fakt: Keni m`u çuditë
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vazhduar propagandën e tij ndaj partive opozitare.
Duke iu referuar deklaratave të Mimoza Kusari-Lilës, e cila ka thënë se do të dalin foto dhe video të politikanëve opozitarë me Milan Radoçiqin, edhe Bahtiri e pretendon të njëjtën gjë.
Megjithatë, Bahtiri nuk e ofron asnjë fakt për ekzistencën e fotografive dhe videove në fjalë.
Ndonëse gazetari e pyet vazhdimisht, ndoshta mbi 10 herë, ai nuk ofron asnjë fakt për deklaratat e tij.
“Shpejt kanë me dalë e këta kanë me u turpëru para fëmijëve të vet, para pasqyrës së vet”, ka thënë Bahtiri në emisionin DPT te Fidani.
Ai nuk tregon as kush i ka parë ato fotografi dhe as kur do të publikohen.
“Meqenëse dokumentacionet janë në hetuesi, unë nuk flasë për to. Apsolut”, është shprehur Bahtiri.
Në çdo pyetje të gazetarit, ai e përsëriste refrenin: ka foto dhe video.
“Ka video edhe fotografi. Do t`i shifësh. Edhe të operatorëve që kanë bë biznes me ta dhe politikanëve”, është shprehur ish-kryetari i Mitrovicës.
Për ta dramatizuar edhe më shumë këtë çështjen, ai thotë se do të çuditen qytetarët kur të dalin ato.
“Keni me u çudite çka ka me dalë”, ka deklaruar ai.
Madje, ai e ftonte prokurorinë që të merret me këtë rast.
“Unë nuk jam i thirru të kallxoj se çfarë fotosh e çfarë videosh. Por, ka materiale të mjaftueshme që prokuroria të fillon procesin dhe ti qet para gjyqit”, ka thënë Bahtiri.