Babai i Hashim Thaçi flet për luftën: Serbët s’kanë lënë gjë pa na bërë
Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ka folur për kohën e luftës.
Haxhi Thaçi ka treguar se serbët kanë kryer krime të rënda.
Ai gjithashtu ka treguar se ka parë katër djem pa koka, dhe se as prind e tyre nuk i kanë njoft.
“Për cka kam pa në luftë, se kam harru. Unë kam pa djemë ka 18-vjec e 20-vjec pa krye. Nana e baba në asfalt kanë ra qanej, edhe si kanë njoftë djemtë e tyre. Dy janë kanë vllazën. Qysh është kjo, a bënë njeri ashtu. Me i kallë gjanë, vraj pleqtë, gra e fëmijë, dhunue gratë, të paarmatosur të papërgatitur. Gjithmonë janë bërë luftërat dhe nuk i kanë prek robët. Kanë luftuar ballë për ballë. Serbët kanë mendu me na hjekë krejt prej këtuhit. Kanë ba boll, drejtësia nuk na është kthyer." - ka thënë ai për Kanal10.
