Tërmeti në Turqi, babai dhe vajza shpëtohen pas gjashtë ditësh nën rrënoja
Ekipet e shpëtimit në Gaziantep të Turqisë, kanë shpëtuar Sezai Karabas dhe vajzën e tij të vogël, Şengul Karabas, gjatë orës 132 të përpjekjeve të shpëtimit ditën e shtunë.
Në videon e CNN, mund të dëgjohet babai duke i lutur shpëtimtarët për të kërkuar edhe gruan e tij, për të cilën beson se ende është gjallë.
Në po të njejtën kohë, është raportuar se edhe në provincën Hatay, një ekip shpëtimtarësh kanë shpëtuar një burrë 34-vjeçar, Ergin Guzeldogan.
Kujtojmë se nga tërmeti i së hënës në Turqi e Siri, deri më tani kanë humbur jetën mbi 25 mijë persona.
