Tërmeti në Turqi: Si mund të ndihmojnë 10 euro donacion për viktimat? - NACIONALE

Tërmeti në Turqi: Si mund të ndihmojnë 10 euro donacion për viktimat?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas tërmetit 7.8 ballë që goditi Turqinë e Sirinë, duke lënë më shumë se 25,000 viktima, numri i personave që kanë nevojë për ndihmë është i madh.

Donacione sado të vogla mund të ndikojnë shumë për popullin turk në këto momente të vështira që po kalon.

10 euro donacion mund të bëjnë dallimin. Me 10 euro mund të sigurohen 28 bukë, 103 shishe ujë, ushqime, 460 pelena për bebe, 1 ngrohëse.

Autoriteti zyrtar i Turqisë për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, AFAD është duke pranuar donacione në euro dhe dollarë përmes:

afad.gov.tr/depremkampanyasi2

Ndërsa, akutdernegi është një organizatë joqeveritare vullnetare e përfshirë në kërkimin, ndihmën dhe shpëtimin e viktimave të të prekurve nga tërmeti. Ata janë plotësisht transparentë për mënyrën se si i shpenzojnë donacionet që marrin dhe janë duke i pranuar donacionet në euro dhe dollarë përmes:

akut.org.tr/en/donation

Të lartëshënuara janë edhe disa organizata ku mund të bëhen donacione.

Lajme të ngjashme