"Babai dhe babai": Kurti e Hyseni vonohen në teatrin e Gjilanit, kërkojnë të shtyhet shfaqja
Shfaqja e natës së pestë të Festivalit të Dramës, që ishte e paraparë të fillonte në ora 21:00, është ndërprerë për disa minuta pasi kryeministri Kurti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Aban Hyesni kishin vendosur të mbërrinin qëllimisht me vonesë në shfaqje.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Vudi Xhymshiti përmes disa cicërimave në Twitter, i cili shkroi se edhe pse Kurti dhe Hyseni ishin në dijeni për kohën e sakt të fillimit të shfaqjes, ata mbërriten vonesë dhe në fund madje kërkuan që të përmenden dhe të përgëzohen për praninë e tyre.
“Çfarë humbje. Ju lutem politikanë, edukohuni.” – shkroi ai mes tjerash.
Postimi:
"Është nata e pestë e Festivalit të Dramës në Gjilan. Dhe më duhet të cicëroj përsëri. Shfaqja u ndërpre për pesëmbëdhjetë minuta sepse disi kryetari i Gjilanit A. Hyseni dhe kryeministri i vendit Albin Kurti dhe kolegët e tij ministra, paskan vendosur të mbërrijnë me vonesë. Njësoj si unë dhe shumë qytetarë të tjerë artdashës gjilanas, jam i sigurt se edhe KM Kurti e Kry Hyseni, e dinin që shfaqja ishte planifikuar të fillonte në ora 21:00, por duket se dikujt nuk po i bëhet vonë edhe të arrijnë arsyeshëm me kohë në teatër. Përveç vonesës për shfaqjen dhe kërkesës për ndalimin e fillimit të saj deri në mbërritjen e tyre, politikanët kërkuan gjithashtu që të përmenden dhe të përgëzohen për praninë e tyre. Çfarë humbje. Ju lutem politikanë, edukohuni." - njoftoi gazetari Xhymshiti përmes disa cicërimave në llogarinë e tij në Twitter.
Është nata e pestë e Festivalit të Dramës në Gjilan. Dhe më duhet të cicëroj përsëri. Shfaqja u ndërpre për pesëmbëdhjetë minuta sepse disi kryetari i Gjilanit A. Hyseni dhe kryeministri i vendit @AlbinKurti dhe kolegët e tij ministra, paskan vendosur të mbërrijnë me vonesë. pic.twitter.com/3DpJFkEB0R
— Vudi Xhymshiti (@VudiXhymshiti) January 27, 2023