Tri orë trilaterale: Ende pa asnjë lajmërim - NACIONALE

Tri orë trilaterale: Ende pa asnjë lajmërim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Çështja e dinarit është duke vazhduar të trajtohet në bisedimet në nivel kryenegociatorësh qysh nga ora 10 e mëngjesit, ndërsa ai trepalësh mes Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq, ka nisur qysh nga ora 13:00 e pasdites dhe po vazhdon.

Ende nuk dihet gjë rreth përmbajtjes së diskutimeve, përveç deklarimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk pranohet asnjë propozim që shkon në kundërshtim me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës e cila efektivisht dhe esencialisht ndalon valutën serbe (dinarin) si mjet të ligjshëm pagesae në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndryshe nga ç’ka thënë Qeveria e Kosovës, është shprehu se ka “pajtm të pjesshëm” me propozimin amerikan për çështjen e dinarit ndërsa pritet “shumë shpejtë” të ketë edhe pajtim të plotë.

Përveç dinarit, në agjendën e takimit është edhe çështja e zbatimin të Marrëveshjes së Ohrit, ku ndër to është më kyçja edhe çështja e Asociacionit të Komunave të banura me shumicë serbe.

Nuk dihet ende sa kohë do të zgjasë takimi dhe a do të ketë deklarim për media nga palët, por që nga pala serbe është e zakonshme të deklarohet menjëherë Petar Petkoviqi.

Nacionale do t’ju mbajë të informuar.

Lajme të ngjashme