Azemi: Gazi do të përdoret edhe për ngrohje si zgjidhje për varësinë nga energjia elektrike - NACIONALE

Azemi: Gazi do të përdoret edhe për ngrohje si zgjidhje për varësinë nga energjia elektrike

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, ka thënë se zhvillimi i industrisë dhe mirëqenia e Kosovës varen nga ngritja e kapaciteteve të reja energjetike, përmes termocentralit me gaz dhe gazifikimit për ngrohje qendrore.

Azemi në emisionin CONTEXT në ATV ka thënë se plani i tij parashikon një ristrukturim energjetik të rëndësishëm, duke ndërtuar termocentralin me gaz dhe duke përdorur gazifikimin për sigurimin e ngrohjes qendrore.

“Gazifikimin do ta përdorim edhe për ngrohjet qendrore që do t’i bëjmë në qendrat kryesore të Kosovës. Këto ngrohje qendrore do t’i mundësojnë Kosovës ta zvogëlojë varësinë e qytetarëve të Kosovës në energji elektrike për ngrohje”, tha Azemi.

“Termocentrali me gaz do të mundësojë një zhvillim të jashtëzakonshëm në katër vitet e ardhshme dhe do ta heqë prapë vartësinë nga importet energjetike që i ka Kosova në muajt e dimrit, kryesisht kur energjia elektrike është përdorur thuajse nga një numër shumë i madh për ngrohje”, tha Azemi.

Lajme të ngjashme