Azemi për vendimin e Qeverisë për ndajren e 50 eurove për sektorin publik: Sektori privat po diskriminohet
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, e ka komentuar vendimin e Qeverisë për ndarjën e shtesave nga 50 euro për punëtorët e sektorit publik.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se këtë vendim të Qeverisë ata e shohin si një shantazh dhe një diskriminim ndaj punëtorëve të sektorit privat.
“Ne po e shohim një shantazh, një diskriminim, një dënim të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës kur gjithë parametrat janë se punëtorët e sektorit publik dyfish i kanë pagat më të mëdha, dyfish punojnë më pak, dyfish respektohet ligji dhe marrëveshja kolektive, kurse tek punëtorët e sektorit privat të Kosovës dyfish, besa dikund edhe katërfish pagat tona janë më të vogla, katërfish më shumë se ata punojnë dhe realisht është një vendim i turpshëm”, u shpreh Azemi.
Tutje, Azemi ka thënë se në këtë formë sektori privat po dënohet me të gjitha formacionet dhe siç u shpreh ai edhe kjo Qeveri nuk bën as lëvizjen më të vogël, ndonëse ka rritje të çmimeve dhe kosotoja e jetës është shtrenjtuar.
“Sektori privat jo që po neglizhohet, po sektori privat po dënohet me të gjitha formacionet dhe njëfarë forme iu kanë sul këtyre punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, pasi që me ardhjen edhe të Qeverive të kaluara po edhe kjo Qeveri nuk e kemi lëvizjen as më të vogël edhe sepse ju e dini që janë ngritur çmimet, kostoja e jetës është rritur dhe ne sot e asaj ditë kemi një pagë minimale që punëtorët e sektorit privat paguhen me 130 dhe 170 euro, e të cilët punëtorë i paguan Qeveria e Kosovës nga buxheti i vet, rreth 2 mijë punëtorë që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore”, tha tutje Azemi.
