50 euro shtesë edhe në janar për punëtorët e sektorit publik - NACIONALE

50 euro shtesë edhe në janar për punëtorët e sektorit publik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe në muajin janar, punëtorët e sektorit publik do të marrin 50 euro shtesë.

Kjo është votuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, pati nisur në shtator pas grevave. Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.

Lajme të ngjashme