Azemi, LDK: Kurti na i lodhi veshët me turbo-nacionalizëm e na dhuroi turbo-dështim - NACIONALE

Azemi, LDK: Kurti na i lodhi veshët me turbo-nacionalizëm e na dhuroi turbo-dështim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për dy vite me radhë na ka zgjatur veshët me retorikë turbo-nacionaliste, dhe sipas tij ka dhuruar një turbo-dështim.

Azemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimi i mbrëmshëm në Bruksel na ka sjellë një marrëveshje pa njohje reciproke që përmban Asociacionin.

“Kryeministri Kurti për dy vite me rradhë na i ka zgjatur veshët me retorikë turbo-nacionaliste për të dhuruar një turbo-dështim. Nga takimi në Bruksel na e solli një marrëveshje pa njohje reciproke e që përmban Asociacion të cilin e kanë luftuar deri në djegie të institucioneve të Kosovës. Efektivisht, Kryeministri Kurti ka negocuar një pako “Ahtisaari Plus”, por pa njohje. Ka pranuar të gjitha marrëveshjet e kaluara pa marrë asgjë. Kosova nuk ka as njohje nga Serbia, as garancë për njohjen nga 5-shja mosnjohëse e BE-së, e as garancë për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe NATO. Ka vetëm Asociacion.” – ka shkruar ai.

Tutje Azemi ka thënë se krejt çka ofron Kurti pas 10 viteve refuzim e stagnim është një paqe e përkohshme pa zgjidhje përfundimtare.

“Krejt çka ofron Kurti pas 10 viteve refuzim e stagnim është një paqe e përkohshme pa zgjidhje përfundimtare dhe vazhdim të ambiguitetit rreth statusit të Kosovës, gjë që mirëmban hapësirën e nevojshme për tensione të vazhdueshme e kriza të rreme.” – ka thënë Azemi.

Lajme të ngjashme