Avonet: Komuna e Vitisë të ndal veprimet diskriminuese ndaj banorëve të Sllatinës në lidhje me ndriçimin publik
Rrjeti i OJQ-ve Avonet ka reaguar ndaj një veprimi siç e quajnë ata diskriminues në lidhje me ndriçimin publik. Sipa reagimit të tyre, Komuna e Vitisë, nuk po e riparon ndriçimin vetëm për banorët e rrugëëz Naim Azemi.
“AVONET vazhdon të mbështesë komunitetet në nevojë dhe do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për këtë problem, duke ndjekur rrugët e dialogut dhe bashkëpunimit për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të përshtatshme për të gjithë banorët e kësaj zone.” – thuhet ndër të tjera në reagim.
E plotë:
𝐕𝐄𝐏𝐑𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐃𝐈𝐒𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐔𝐄𝐒𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐄̈𝐒 𝐒𝐄̈ 𝐕𝐈𝐓𝐈𝐒𝐄̈
Komuna e Vitisë të ndaloj menjëherë këtë sjellje diskriminuese ndaj qytetarëve
Të marrë masa të shpejta për riparimin e ndriçimit publik në rrugën Naim Azemi në Sllatinë
Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë të adresuar nga ana e qytetarëve për diskriminimi e vazhdueshëm dhe të padëshiruar nga Komuna e Vitisë, në lidhje me çështjen e riparimit të ndriçimit publik në fshatin Sllatinë, duke i diskriminuar me mos riparim të ndriçimin publik, vetëm banorët e rrugës Naim Azemi, kjo sjellje po manifestohet si një formë e diskriminimit të rëndë. Kjo sjellje diskriminuese po ndikon në sigurinë dhe kualitetin e jetës së banorëve të këtij fshati, duke i privuar ata nga të drejtat themelore të infrastrukturës së hapësirës ku ata jetojnë.
AVONET ka bërë përpjekje të vazhdueshme (15 ditë rresht) për të komunikuar me autoritetet e Komunës së Vitisë, menaxherin e kontratës dhe operatorin ekonomik në përpjekje për të zgjidhur këtë problem të rëndësishëm. Megjithatë, autoritetet komunale, e as operatori ekonomik nuk kanë treguar vullnet për të dëgjuar apo adresuar këtë çështje, duke refuzuar të përgjigjen për kërkesat dhe shqetësimet tona në lidhje me mungesën e riparimit të ndriçimit publik në këtë zonë.
Kjo indiferencë dhe mungesa e reagimit të autoriteteve komunale tregon mospërfilljen e tyre ndaj nevojave dhe të drejtave të banorëve të fshatit Sllatinë. AVONET vazhdon të mbështesë komunitetet në nevojë dhe do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për këtë problem, duke ndjekur rrugët e dialogut dhe bashkëpunimit për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të përshtatshme për të gjithë banorët e kësaj zone.