Avokati serb: Vuçiqi s’do ta arrestojë Radoiçiqin, avokatin e tij e dërgoi si vëzhgues në zgjedhje në Rusi - NACIONALE

Avokati serb: Vuçiqi s’do ta arrestojë Radoiçiqin, avokatin e tij e dërgoi si vëzhgues në zgjedhje në Rusi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Goran Petronijeviq që ishte avokat i kryeterroristit, Milan Radoiçi, është shfaqur në Rusi. Atje duket të ketë shkuar si vëzhgues për zgjedhjet ruse.

Për avokatin serb, Cedomir Stojkoviq, kjo tregon se presidenti i Serbisë nuk e ka ndërmend ta arrestojë Radoçiqin. Madje, avokatin e tij e dërgon si vëzhgues.

“Goran Petronijeviq nuk është avokat i zakonshëm, por avokat personal i Aleksandar Vuçiqit që nga koha para se të vinte në pushtet, është mik i familjes dhe tash këshilltar joformal, dhe një person i besueshëm”, ka shkruar avokati serb, raporton Nacionale.

E Stojkoviq ka thënë se Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, porse avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi. Avokati

“Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, por e dërgon avokatin e tij dhe të vetin në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.

Avokati i Radoiçiqit, por edhe i Vuçiqit, Goran Petronieviq, po merr pjesë si vëzhgues në rajonin e Krimesë.

Radoiçiq është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja e Britania e Madhe.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë së fundi ka bërë thirrje për arrestimin e Radoiçiqit.

Lajme të ngjashme