Avokati Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Beograd për të koordinuar mbrojtjen e policëve - NACIONALE

Avokati Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Beograd për të koordinuar mbrojtjen e policëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka treguar gatishmërinë e tij për t`i mbrojtur falas policët e Kosovës që janë kidnapuar dje nga policia e Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, është i gatshëm javën tjetër të shkojë në Beograd dhe në cilësinë e avokatit për të koordinuar mbrojtjen e tyre.

Sipas tij, policët e Kosoës nuk duhet lënë në mëshiren e bashkësisë ndërkombëtare.

“Në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, jam i gatshëm që menjëherë javën e ardhshme - me autorizim të qeverisë së Kosovës - të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen. Nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare. Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitoj në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë. Punën time do t’a bëj falas!”, ka shkruar Koci.

Lajme të ngjashme