Avokati Koci: Gjykata Kushtetuese s’ka as kapacitet e as vullnet për ta zgjidhur krizën
Avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka as kapacitetin e as vullnetin për ta zgjidhur krizën.
Ai tha se partitë nuk duan zgjidhje, por duan kohë.
Postimi:
Nuk pres që më 8 gusht të ketë zgjidhje, ditën kur përfundon masa e përkohshme.
Partitë nuk e duan zgjidhjen. E duan kohën.
Dhe Gjykata ua jep.
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, ndikimi i partive në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe taktizimi tradicional i kësaj gjykate në momente kyçe për shtetin - më bëjnë të besoj se kjo Gjykatë nuk ka as kapacitetin, as vullnetin e as guximin për ta zgjidhur këtë problem.
Prandaj, protesta ime, si duket, do të vazhdojë.
Shteti po rrënohet para syve tanë – dhe kush hesht, bëhet pjesë e këtij rrënimi.