Avokati i Veselit: Dy gjykime ndërkombëtare konstatuan se UÇK nuk kishte politikë të sulmit kundër civilëve
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se janë dy procese gjyqësore ndërkombëtare që kanë konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte politikë të sulmit kundër civilëve.
Ai këto komente i bëri në konferencën e sotme statusore në të cilën po diskutohen disa pika para se të fillojë procesi gjyqësore, që sipas të gjitha pritjeve mund të ndodhë nga muaj mars.
“Dy gjykime, ai i Haradinajt dhe Limajt, kanë konkluduar se nuk kishte politikë që UÇK-ja të sulmonte civilet”, ka thënë Emmerson.
Mbrojtja e Kadri Veselit e ka sfiduar edhe një herë prokurorinë me vendime të Tribunalit për ish Jugosllavi. Ben Emmerson, avokat i Veselit foli rreth akuzes për përgjegjësi komanduese në UÇK që Prokuroria e Specializuar e pretendon në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.
Emmerson ia rikujtoi prokurorit Alan Tieger se sa ishte edhe ai prokuror në ICTY, aty nuk kishte akuzë për përgjegjësinë komanduese kundër Ramush Haradinaj.
Gjatë fjalës së tij, Emmerson theksoi se deri në fillimin e bombardimit të NATO-së, gjë që e kishte ndryshuar terësisht situatën në Kosovë, UÇK kishte kaluar nëpër faza të ndryshme të organizimit. Por, ka thënë ai, asnjëherë në atë nivel sa që të konsiderohet një organizim i mirëfilltë me një zingjir të qartë komandues.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misteiq, në këtë drejtim tha se faktet që përdor Prokuroria e Specializuar janë të njetat me ato që kishte perdorur edhe Tribunali për ish Jugosllavi.