Avokati i Dejan Pantiqit: Nuk e di se si do të sillet nga Jarinja në Mitrovicë pasi ka shumë barrikada - NACIONALE

Avokati i Dejan Pantiqit: Nuk e di se si do të sillet nga Jarinja në Mitrovicë pasi ka shumë barrikada

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Lubomir Pantoviq, ka konfirmuar se klienti i tij Dejan Pantiq është liruar nga masa e paraburgimit. Gjykata i ka vendosur atij arrest shtëpiak.

Por se si do të shkojë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, avokati thotë se do ta ketë të vështirë. Kjo sipas tij, nga barrikadatat e vendosura.

Ai tha për Klan Kosova se pritet të sqarohet rruga për bartjen e Pantiqit, sepse në magjistalen nga Jarinja deri në Mitrovicë ka shumë barrikada.

E në mëngjes avokatit i ka shkuar një email nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti i Krimeve të Rënda se klienti i tij tashmë mund të shkojë arrest shtëpiak.

Pritet që ai të dërgohet në një kontroll të shkurtër mjekësore.

Lajme të ngjashme