Avni Dehari “duhej të kërkonte falje” për shkeljen e Kushtetutës për muaj të tërë, thotë Krasniqi
Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” në një reagim tha se Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstitutive, do të duhej ta niste dje seancën me kërkimfalje.
Kjo për arsye të shkeljes së Kushtetutës së Kosovës për muaj të tërë nga ana e tij, që u konstatua të ketë tejkaluar kompetencat e tij formale dhe solmene.
Postimi i plotë:
Avni Dehari, të paktën, do të duhej ta kishte hapur seancën e djeshme me një kërkim falje ndaj deputetëve për veprimet e tij kundërkushtetuese.
Sa herë që deputetët i rikujtonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ai me arrogancë kërkonte nga regjia t’ua ndalte mikrofonin.
Më e natyrshmja do të ishte që ai të tërhiqej krejtësisht nga kryesimi i seancës konstituive.
- Imponoi në mënyrë arbitrare një opsion kundërkushtetues.
- Injoroi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se një muaj.
- Dëshmoi se nuk është në gjendje të veprojë i pavarur nga diktati partiak.
Një kryesues i seancës konstituive duhet të mbrojë rendin kushtetues dhe dinjitetin e Kuvendit, jo ta cenojë atë.