Avdullah Hoti: Qeveria Kurti ka më së paku merita për MCC-në - NACIONALE

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti ka më së paku merita për MCC-në

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në diskutimet që kanë paraprirë marrëveshjen e Kosovës me MCC-në, shumica e deputetëve kanë qenë të shkurtër në fjalët e tyre duke i dhënë mbështetje asaj. Por, megjithatë ish kryeministri Hoti bëri përjashtim nga praktika e kësaj seance duke renditur një mori akuzash ndaj Qeverisë Kurti.

Hoti duke shfrytëzuar edhe përvojën e tij si kryeministër gjatë pjesës së dytë të vitit 2020, tregoi se si qëndronte çështja në lidhje me këtë marrëveshje.

“Duhet thënë që Qeveria Kurti ka më së paku merita për këtë marrëveshje... Është Qeveria Kurti që e ka vonu dy vjet këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje ka fillu në kohën e Qeverisë Mustafa. Presidentja Jahjaga ka merita të veçanta. Në Qeverinë Mustafa kemi punu shumë për t’u kualifiku. Më pas kanë fillu studime të shumta të parafizibilitetit dhe fizibilitetit. Studimet e parafizibilitetit kanë përfundu në gusht të vitit 2020.” – është shprehur z. Hoti fillimisht në fjalën e tij.

“Më 24 shtator të vitit 2020, qeveria e atëhershme (Hoti) ka dërgu letër në MCC... në letër kemi përfshirë një mori projektesh, përfshirë atë të gazit... tash krejt marrëveshja është reduktu në vetëm një element: akumulimin. Mjaft i rëndësishëm, por nuk e zgjidhë problemin...” - ka argumentuar Hoti, duke kritikuar Qeverinë Kurti për refuzimin e projektit të gazit.

Asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk kishte refuzuar projektin e gazit në mënyrë eksplicite, megjithatë kishte treguar vazhdimisht ngurrim për ta vënë nënshkrimin në të.

Kurti i akuzuar se i kishte thënë “JO” ShBA-ve, kishte thënë se “nuk prishet aleanca e Kosovës me Amerikën për do gypa”.

Hoti ka kontestuar edhe fjalorin qeveritar në lidhje me mënyrën e prezantimit të projektit.

“Pra, është gabim të thuhet që përmes këtij projekti të paraparë përmes këtij projekti rriten kapacitetet energjetike. Është gabim i madh që është hjekë rrjeti i gazit. Është mirë megjithatë që është reflektu dhe është nënshkru kjo marrëveshje, e cila me procedura të shpejta kalon në Kuvend.”

“Nuk është keq nëse qeveritarët e sotëm reflektojnë dhe gabojnë që kanë shtyrë marrëveshjen për të paktën dy vite.”

Lajme të ngjashme