Policia e Kosovës për Nacionalen: S'ka të lënduar nga djegia e autobusit, veç dëme materiale - NACIONALE

Policia e Kosovës për Nacionalen: S'ka të lënduar nga djegia e autobusit, veç dëme materiale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një autobus i linjës 10 që besohet se i takon kompanisë “24 yjet” është përfshirë nga flakët në Hajvali të Prishtinës.

Pamjet e këtij autobusi janë rrëqethëse, derisa shihet se kaplohet nga zjarri dhe digjet.

Në vend të ngjarjes mund të shohim edhe zjarrfikësit që mundohen të shuajnë zjarret në autobus.

Nuk dihet për shkaktarin e këtij zjarri, por në njërën prej videove dëgjohet edhe një shpërthim.

Nga një pamje tjetër, vërehet se autobusi merr flakë nga pjesa e pasme e tij, derisa shpresojmë që përveç dëmeve materiale nuk ka dëme në njerëz.

Përgjegjësit, pra zjarrfikësit tashmë kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Gazeta Nacionale ka arritur të sigurojë pamje nga momenti kur zjarri është shuar tërësisht nga autoritetet gjegjëse.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Nacionalen se nga ky incident nuk ka të lënduar, porse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus.

Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale", tha Ahmeti.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme