Aurora Berisha vazhdon takimet me bizneset: Mbështetja sektorit privat është prioritet i Bedri Hamzës - NACIONALE

Aurora Berisha vazhdon takimet me bizneset: Mbështetja sektorit privat është prioritet i Bedri Hamzës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me bizneset nga Komuna e Drenasit.

Në kuadër të këtyre takime, ajo ka bashkëbiseduar me stafin e mobilierisë “Jeta”, ku ka prezantuar pjesë të programit të PDK-së.

Ajo ka bërë me dije se mbështetja dhe fuqizimi i sektorit privat është një prej prioriteteve kryesore të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

“Një takim plotë optimizëm me pronarët dhe stafin e jashtëzakonshëm të mobilierisë “Jeta” në Drenas. Mbështetja dhe fuqizimi i sektorit privat është prej prioriteteve kryesore kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza. Ne kemi plane konkrete për të ndihmuar bizneset dhe për të përmirësuar kushtet e punëtorëve”, ka shkruar Berisha, e cila në listën zgjedhore të PDK-së e mban numrin 68.

Lajme të ngjashme