ATK: Nga sot, pagesat mbi 2,000 euro ndalohen me para të gatshme
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se qysh nga sot prej 1 qershorit 2026 pagesat mbi 2,000 euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen më me para të gatshme.
Të gjitha transaksionet që e kalojnë këtë shumë duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave elektronike të pagesës.
"Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar," thuhet në njoftimin e ATK-së.