"Astrit Dehari mund të ishte pengues i planit": Haki Abazi, edhe më herët me qëndrime të çuditshme për Deharin - NACIONALE

"Astrit Dehari mund të ishte pengues i planit": Haki Abazi, edhe më herët me qëndrime të çuditshme për Deharin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, deputet i Lëvizjen Vetëvendosje, që së fundmi është rebeluar kundër partisë së tij, ka mbajtur konferencën e paralajmëruar dje në një postim në Facebook. Në këtë fjalim, ku foli për shumë çështje, Abazi ka përmendur edhe ngjarjen e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që vdiq në burg.

Deputeti i VV-së foli edhe për zhdukjen e mostrave të aktivistit të VV-së, duke thënë se ka video-incizime që dëshmojnë kush i zhduki ato.

“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.” - tha Abazi, raporton Nacionale.

Tutje, Abazi kërkoi nga prokuroria të intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e disa anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

“Unë ju thash që ka monitorim 24-orësh në IML. Nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se cfaare ka ndodhur. Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihailin, Nazlie Balajn dhe Albulena Haxhiun dhe Flutura Goga-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtë mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që realisht kërkon drejtësi.”- ka thënë Abazi.

Por çka thoshte Abazi për rastin e Deharit?

Vitë më parë, më saktësisht më 18 janar të vitit 2018, Abazi ia kishte kushtuar një status ngjarjes së Deharit, pas letrës së Frashër Krasniqi, atëbotë anëtar i VV-së. Në shkrimin e tij të gjatë, Abazi kishte bërë një akuzë të rëndë, duke shkruar për “lotët e krokodilit për të vrarët” e dukë hedhur akuza në drejtim të VV-së për vrasjen e Deharit.

“E frikshme eshte kjo pakulture, e pasender, pa njerezi. Keta njerez qe derdhnin lote krokodilli per te vraret, per femijet e mbytur ne grope, keta jane te njejiti qe duan ta zevendesojne SHIK duke u bere gjenerata e radhes e perfitimeve personale. Tani me hiqet te mendoj qe ne fakt keta jane vet vrasesit e Astrit Deharit sepse ndoshta ai do te ishte pengues i planit te tyre.” – shkruante ai.

Z. Abazi, atëbotë aktivist i shoqërisë civile, e kishte përmendur me emër Dardan Molliqajn, që ishte në atë kohë një nga njerëzit më të rëndësishëm të VV-së.

“Ne nje emision ne fund vitit TV Dukagjin Dardan Molliqaj me akuzonte pa ndale se une jam bere me SHIK, dhe duke e ditur mire se kush eshte Molliqaj kjo ishte nje habi se si po mundohej te projektonte rolin dhe angazhimin e tij mbi mua dhe tani eshte e qarte qe SHIK eshte ai ose “SHIK I ëanna be” qe sigurisht i keshilluar nga “master hajgaregjija me tradite” qe mendon se eshte politikan i mire duke therrur njerez pas shipne, nje pertac demagog, i pamenqur, rrenc patologjik, dhe i pazote si njeri; po tentojne te zene pikerisht vakumin qe do te krijohet ne periudhen pas 17 Shkurtit kur gjyakta speciale mund te veproje.” – vazhdonte z. Abazi.

E pasi ishte anëtarësuar në VV, Abazi ishte përgjigjur për këtë akuzë. Kjo ishte përgjigja e tij:

“Shkrimi nuk ka të bëjë kurrgjë me Vetëvendosjen. Ka të bëjë me dy emra: me Frashër Krasniqin edhe Dardan Molliqajn në atë kohë, të cilët e kanë përdorë rastin e Astrit Deharit, për kredi politike për veti.”

Ndërsa për aludimet e Abazit, tashmë ka folur kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufi.

“Nëse ka thënë ashtu, ne nëser do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun. Në fakt të hënën, meqenëse nesër nuk është ditë pune, menjëherë në ditën e ardhshme të punës, do t’i i ntervistojmë.” - ka thënë Isufaj.

Lajme të ngjashme