‘Asociacioni’, ‘trupat e NATO-s’: Çka thanë Hill e Sarrazin sot në Konferencën e Sigurisë në Beograd?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill dhe emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kanë marrë sot pjesë në një panel diskutimi gjatë Konferencës së Sigurisë në Beograd. Kryesisht, floën për Kosovën dhe Serbinë – çfarë u tha?
Hill deklaroi që puna në Ballkanin Perëndimor nuk është aspak e lehtë:
“Disa thonë që është detyra e amerikanëve diplomatë që të ofrojnë vende në Bashkimin Evropian. Në fakt, nuk varet nga ne. Çfarë duhet të jemi, është shumë përkrahës ndaj asaj që BE-ja po tenton ta bëjë në rajon. Secili që mendon që punët këtu janë të lehta, e ftoj të jetë këtu të jetë për pesë minuta dhe e sheh që nuk është e thjeshtë”.
Ai përmendi se Kosova është një çështje e vështirë, dhe se do të dëshironte që Serbia ta njohë si shtet të pavarur, por sipas tij, situate është më e komplikuar se kaq.
“Kosova – ka një arsye që është ende një çështje, dhe është e vështirë. E di që njerëzit shohin Serbinë dhe i thonë ka përfunduar, Kosova është shtet i pavarur duhet ta pranoni, duhet të mendoni për të ardhmen, unë do të doja që të ishte kështu, por është më komplekse se kaq.
Në të njëjtën kohë, kur flasim për sfidat për reduktimin e tensioneve, duhet t’i inkurajojmë të dyja palët të dëgjojnë njëra tjetrën…kam menduar që ka pasur më shumë gatishmëri për të dëgjuar, mendoj që kjo është një problem. Tani kemi një problem që duhet të zgjidhet. Një, duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi më 24 shtator dhe të mbahen përgjegjës, dhe më pas, duhet ta parandalojmë që të ndodhë prap. Duhet të sigurohemi që të ketë deeskalim, është bërë klishe, por është esenciale.” – u shpreh ai.
Hill, nuk la pa e përmendur edhe Asociacionin, që sipas tij, ndërmjetësuesit kanë sjellur elementet e duhura në tavolinë.
“Ne duhet të ulemi dhe të shohim se çfarë është e drejtë, ndërmjetësuesi evropian ka bërë diçka të mirë, është koncepti një Asociacion për serbët, në këmbim për ndërkombëtarizimin e Kosovës. Të dyja palët kanë nevojë për këtë, këto janë elemendet e duhura në tavolinë.” – tha ai.
Edhe Sarrazin e përmendi Asociacionin
Fillimisht, një prej pyetjeve që iu shtrua emisarit gjerman, ishte ajo nëse janë të informuar për pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në samitin e Berlinit të hënën.
“Nuk e di kush do të jetë saktë, Qeveria merret me këtë. E di që Scholz dhe Macron do të jenë atje. Kështu që kjo tregon se po e marrim shumë seriozisht.” – u përgjigj ai.
Njëjtë si Hill, edhe Sarrazin më pas përmendi Asociacionin duke u shprehur si vijon:
“Mendoj që problemi i madh është që një pjesë e madhe në Serbi është kundër hapave të mëdhenj për të ndryshuar pozitivisht, nga përspektiva jonë, në Kosovë. Dhe në Kosovë, një pjesë e madhe janë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kemi nevojë për liderë që kanë vullnetin politik për të vepruar…”
Më shumë trupa?
Një prej pyetjeve të bëra nga gazetarët në këtë panel, ishte edhe ajo për shtimin e trupave të NATO-s, pyetje kjo në të cilën u përgjigj ambasadori Hill.
“Sa herë shoh trupa të NATO-s, ndihem që tensionet ulen. Mendoj që NATO është organizata primare e sigurisë në botë, dhe mendoj që NATO shumë shpesh ndihmon në zgjidhje. NATO ësht shumë aktive në këtë çështje…”

