Asociacioni jo para zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sipas zëdhënësit Kryeziu - NACIONALE

Asociacioni jo para zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sipas zëdhënësit Kryeziu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë edhe nga Qeveria e Kosovës konfirmuan pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel, më 14 shtator, njoftoi zëdhënësi, Përparim Kryeziu.

Se cilat do të jenë temat edhe agjenda e takimit Kryeziu tha se “është herët të thuhet” por se ditëve në vijim do të qartësohet e tëra.

Por, “çka është përherë e rëndësishme të dimë”, tha Kryeziu, se Kosova dhe Serbia kanë në Marrëveshje Bazike të arritur në Ohër për normalizim të marrëdhënieve, e cila, siç thotë ai, “duhet të zbatohet në tërësi, pa kushte dhe shpejt”.

Pyetur nga gazetari Fidan Jupolli se cili është qëndrim i palës kosovare kur pala serbe si nisës të zbatimit të marrëveshjes e konsideron themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe si “parakusht”, Kryeziu shprehet se edhe vetë Shtojca e marrëveshjes parasheh që zbatimi i neneve të marrëveshjes parashihet që ato zë zbatohen pavarësisht njëra tjetrës.

Andaj, sipas tij, sekuencimi “duhet të jetë i drejtë, i balancuar dhe gjithpërfshirës”.

Këto si vlera gjejnë bazë tek vetë Marrëvehsja, e cila edhe tekstualisht flet për pavarësinë e neneve prej njëra tjeterës dhe të cilat duhet të zbatohen pavarësisht njëra-tjetrës”, tha Kryeziu.

Ne prej fillimit, pasi treguam gatishmërinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, gatishmri që ka muguar nga Serbia, kemi thënë që MB dhe Aneksi të zbatohet shpejt, plotësisht dhe pa kushtëzime. Ne besojmë që marrëveshja bazike duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime, ndërkaq sekuencimi duhet të jetë i drejtë i balancuar dhe gjithpërfshirës”, u shpreh zëdhënësi.

Lajme të ngjashme