Asociacioni: A e pyeti Kurti Escobarin pse Plani i Ahtisarit nuk mjafton për serbët? - NACIONALE

Asociacioni: A e pyeti Kurti Escobarin pse Plani i Ahtisarit nuk mjafton për serbët?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kryefjala e secilit diplomat perëndimor që viziton Kosovën. Të njëjtën kërkesë kishin të martën ndaj institucioneve të Kosovës edhe dy emisarët kryesor të dialogut Kosovë-Serbi.

Si para ashtu edhe pas takimit, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se Kosova menjëherë duhet të angazhohet për formimin e asociacionit.

Ende nuk duhet qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti ndaj kësaj kërkese.

Në njoftimin për medie të Zyrës së Kryeministrit, e cili është lëshuar pas takimit të kryeministrit Kurti me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák, dhe me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk është përmendur fare çështje e asociacionit.

Aty është thënë se palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në procesin e dialogut.

"Diskutuan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale. Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes. Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër", është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Pas takimit me Kurtin, diplomati amerikan është pyetur nga gazetarë se cili është përgjigjja e kryeministrit për këtë çështje.

Por, diplomati amerikanë ka qenë i shkurtër në këtë pyetje.

Do ta lë që të flasë vetë ai.”, ka thënë Eskobar.

Derisa nuk dihet se cili ka qenë qëndrim i tij për këtë çështje në këtë takim, kryeministri Albin Kurti për këtë temë ishte treguar i ashpër me deputetët e opozitës për javën e kaluar.

Para deputetëve, Kurti kishte thënë se ata që e kërkojnë formimin e Asociacionit, duhet t`i pyesim pse Plani i Ahtisarit nuk mjafton.

Unë besoj qasja më e mirë e jona, edhe vlerore dhe strategjike është që kur të bëhet fjalë për të drejtat e pakicave kombëtare, ne të gjithë ata që interesohen duhet t`i pyesim: Pse nuk mjafton Plani i Ahtisarit? Pra, ata duhet të tregojnë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik ndaj këtij plani. Ka shumë privilegje dhe teprime. Mirëpo, ata që duan edhe më shumë, ata e kanë barrën e provës dhe argumentimin të na tregojnë. Pse fituesi i çmimit Nobel për paqe paska bërë gabim”, kishte thënë Kurti në Kuvend.

Ai ka thënë se as Serbia nuk e dëshiron formimin e asociacionit. Sipas tij, po ta donte Serbia asociacionin do ta njihet pavarësinë e Kosovës.

Neve nuk na duhet, ata nuk e dojnë, s`kemi pse i japim kaq shumë prioritet kësaj pune”, pati thënë Kurti.

Escobari shumë i qartë për Asociacionin

Ndryshe nga liderët institucional të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ai ka thënë se Kosova duhet të fillon menjëherë me formimin e asociacionit.

Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të punohet menjëherë për Asociacionin. Duhet të jetë në agjendë për diskutimin e radhës. Ne duhet të mendojmë se si ta përdorim atë për të krijuar besim në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit minoritar, në kuadër të strukturës kushtetuese të Kosovës dhe plotësisht sipas ligjeve të Kosovës.” – k thënë Escobar.

Diplomati amerikan ka treguar se asociacioni do të ndihmonte rregullimeve e raporteve ndërmjet grupeve entnike në Kosovë.

Unë e shoh këtë si mundësi për t'i përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet grupeve, dhe jo si mundësi e një shteti tjetër që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës.”, është shprehur Escobar.

Ai ka mohuar se Asociacioni mund të jetë një kopje e Republikës Srpska.

“Jo, absolutisht jo. Nuk është mekanizëm që do t’i imponohet Kosovës. Është një çështje, për të cilën Kosova mund të punojë me komunitetin ndërkombëtar, si dhe me komunitetin e prekur, për të gjetur zgjidhje që përbën fitore për dy palët, që mundëson mbrojtjen e të drejtave kolektive, duke e mundësuar ruajtjen e funksionalitetit dhe kushtetutshmërisë së këtij shteti të pavarur dhe sovran”, ka thënë diplomati amerikan.

Tre liderët institucional, Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në adresimin e tyre, ata nuk kanë folur për çështjen e asociacionit, ndërsa nuk lejuar pyetje të gazetarëve.

Lajme të ngjashme