“Askush nuk po thotë shoqëri femicidale”: Tërhiqen pak deputetet e VV-së nga qëndrimi
Një përplasje ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës në lidhje me natyrën femicidale të shoqërisë kosovare. Por, tashmë është shkruar një rresht mjaft problematik nga ana e deputetes Tinka Kurti.
Deputetja Arjeta Fejza u shpreh se kishte femicid në Kosovë. Më pas, ajo u mbështet edhe nga ministrja Albulena Haxhiu.
Por, këto qëndrime i kontestoi Ganimete Musliu, deputete e PDK-së.
“Tendenca për ta shpallur shoqërinë kosovare “femicide” është e rrezikshme.” - tha znj. Musliu mes tjerash.
Por, deputetja Kurti duket se ka vendosur që të tërhiqet paksa nga qëndrimi i shprehur nga Fejza dhe Haxhiu.
“Askush nuk po thotë shoqëri femicidale por po po vend ku ndodhin vrasjet e grave nga burrat,” – u shpreh znj. Kurti me anë të një postimi në Facebook.
Qysh? Pse të mos e quajmë “shoqëri femicidale”?
Për më tepër, ky postim është pëlqyer edhe nga deputetja që shtroi çështjen, Arjeta Fejza.
