Ashensori bie nga kati i dytë në bodrum, lëndohen gjashtë gra në Prishtinë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e rënies së një ashensori nga kati i dytë në bodrum në një benesë në rrugën Hisni Gashi në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se të gjashtë të lënduarat kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore
