Autobusi me targa shqiptare aksidentohet në Kroaci, raportohet për një të vdekur
Mediat kroate raportojnë se një autobus me targa shqiptarë është përmbysur në Kroaci, ku raportohet se një person i moshës 41-vjeçare ka vdekur.
Siç raportojnë mediat kroate, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës, Split-Zagreb.
“Një person ka humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Siç mësohet nga NJP Lika-Senjska ka ndërruar jetë pasagjeri shtetas shqiptar 41 vjeç. Shoferi është lënduar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Karllovacit.” – raporton mediumi kroat.
“Sipas njoftimit për media të UP-Ličko Senjska, aksidenti ka ndodhur kur një shtetas shqiptar 58-vjeçar ishte duke drejtuar autobusin me marka kombëtare shqiptare dhe për arsye të panjohura është kthyer djathtas, ka përplasur një gardh, është rrotulluar dhe është përmbysur në të majtë”
“Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.” – raporton mediumi “Jutarnji”.
