As LDK s’voton në mënyrë të fshehtë: Kjo lëndë shkon në Kushtetuese, nëse procedoni - NACIONALE

As LDK s’voton në mënyrë të fshehtë: Kjo lëndë shkon në Kushtetuese, nëse procedoni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu ka refuzuar të votojë në mënyrë të fshehtë për kryeparlamentarin, duke thënë se kjo është shkelje kushtetuese dhe shkelje e rregullores.

Hykmete Bajrami e LDK-së deklaroi se në asnjë pikë të rregulloret nuk thuhet se mund të ndryshojë votimi, pas nisjes së procesit.

“Kjo që po bëni është arbitrare, është shkelje kushtetuese, shkelje e rregullores, ndryshimi i mënyrës së votimit në proces nuk ka ndodhë asnjëherë, dhe ne nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve të juaja.

Është e vërtetë që rregllorja nuk lejon debat në seancë konstituive, por gjithashtu, është e vërtetë se në asnjë pikë të rregullores nuk thuhet se mundesh me ndryshu mënyrën e votimit pasi ke hyrë në proces” – ka thënë ajo, transmeton Nacionale.

Bajrami paralajmëroi se nëse procedohet, lënda do të shkojë në Kushtetuese.

“Kjo landë do të dërgohet në gjykatën kushtetuese, nëse procedoni” – tha ajo.

Lajme të ngjashme