“As edhe një cent më shumë”, hapet një grup në Facebook kundër shtrenjtimit të tatimit në pronë - NACIONALE

“As edhe një cent më shumë”, hapet një grup në Facebook kundër shtrenjtimit të tatimit në pronë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtrenjtimi i tatimit në pronë ka ngjallur shumë reagimë në opinionin publik kosovar, me pushtetin dhe opozitën që hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit. Rritja e tatimit në pronë i ka indinjuar edhe qytetarët e Kosovës, të cilët tashmë kanë shprehur pakënaqësitë me këto ndryshime.

Kundërshtimi ndaj një rritjeje kaq të madhe të tatimit në pronë, ka filluar të shprehet edhe në Facebook. Në këtë rrjet jashtëzakonisht të përdorur në Kosovë, një qytetar ka hapur një grup që refuzon shtrejntimin e tatimit në pronë.

“As edhe një cent më shumë për tatim në pronë” – është emri i grupit, që është themeluar nga Argjend Bejtullahi, aktivist për të drejtat e qytetarit.

Në mbishkrimin e grupit, theksohet se rritja e tatimit në pronë po u rrezikon mirëqenien qytetarëve.

“Ky grup është hapur për arsye që të gjitha qytetarëve dhe ekonomive familjare të Republikës së Kosovës, po iu rrezikohet mirëqenja në këtë kohë krize, pas rritjes së tatimit në pronë!

Me anë të këtij grupi duam të i bëjmë thirrje Ministrisë së Financave ta ule vlerën e vlerësimit të pronave për gjithë individët dhe amvisëritë!” – shkruhet në “biografinë” e grupit.

Grupi në fjalë aktualisht ka 37 anëtarë.

Lajme të ngjashme