Artane Rizvanolli me gati 200 mijë euro në konto, ua ‘shnoshë krytë’ minatorëve pa paga - NACIONALE

Artane Rizvanolli me gati 200 mijë euro në konto, ua ‘shnoshë krytë’ minatorëve pa paga

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot vizitoi Trepçën. Atje ishte bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Pavarësisht se ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me ndërmarrjen.

Rizvanolli kërkoi që të marrin fund keqpërdorimet, në mënyrë që Trepça të përkrahet nga qeveria.

Përderisa ajo po i bënte këto deklarata, në xhirollogarinë e saj sigurisht janë gati 200 mijë euro.

Kaq para të kursyera ka deklaruar ministrja e Ekonomisë. Përderisa po fliste me minatorët, këta të fundit ende janë pa pagën e korrikut.

Paratë e kursyera nga ministrja:

Lajme të ngjashme