Artan Murati largohet nga Presidenca e Kosovës, pozitën e tij e merr Learta Hollaj - NACIONALE

Artan Murati largohet nga Presidenca e Kosovës, pozitën e tij e merr Learta Hollaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Murati është larguar nga presidenca e Kosovës, dhe siç është konfirmuar përmes komunikate për media nga ky institucion, këtë pozitë do ta marrë Learta Hollaj.

Presidenca përmes një komunikate, ka bërë të ditur se tash zëvendësshefe e stafit të kabinetit të presidentes do të jetë Learta Hollaj.

“Znj. Hollaj iu bashkua ekipit të Presidentes Osmani në vitin 2020 si këshilltare politike e Kryetares së Kuvendit, e para kësaj ishte anëtare aktive e shoqërisë civile dhe punonte në hartimin e politikave në fushën e energjisë, mbrojtjes së ambientit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. Znj. Hollaj studimet bachelor i ka përfunduar në RIT Kosova, ndërsa studimet në nivelin master i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Znj. Hollaj merr rolin nga Artan Murati i cili ka mbajtur këtë pozitë deri më tani.” - thuhet mes tjerash.

Në fund, thuhet se presidentja e ka falenderuar Muratin për punën e tij dhe i ka uruar sukses në rrugëtimin e ardhshëm.

“Presidentja Osmani ka falënderuar z. Artan Murati për punën e tij të palodhshme dhe kontributin profesional në Kabinet përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë, ndërkaq i ka uruar sukses në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional. Presidentja poashtu ka theksuar se do të vazhdojë punën e shkëlqyer me znj. Hollaj për t’i arritur objektivat e Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Kabinetit.” – bëhet e ditur në komunikatë.

Njoftimi i plotë i presidencës:

Learta Hollaj është emëruar zëvendësshefe e stafit të kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar znj. Learta Hollaj, zëvendësshefe të stafit të kabinetit të Presidentes. Znj. Hollaj ka qenë fillimisht e angazhuar si këshilltare kryesore për zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet. Ajo ka mbuluar portfolion e energjisë, politikave mjedisore e zhvillimore, politikën e jashtme, si dhe projekteve e iniciativave në fushën e barazisë gjinore duke promovuar vazhdimisht partneritetin dhe bashkëpunimin me akterë relevant në fushat përkatëse. Znj. Learta Hollaj ka udhëhequr organizimin e edicionit të parë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqën dhe Sigurinë, ndërsa aktualisht poashtu udhëheq punën në një prej tri shtyllave të zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci e cila fokusohet në avancimin i të drejtave të njeriut përmes promovimit të diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Znj. Hollaj iu bashkua ekipit të Presidentes Osmani në vitin 2020 si këshilltare politike e Kryetares së Kuvendit, e para kësaj ishte anëtare aktive e shoqërisë civile dhe punonte në hartimin e politikave në fushën e energjisë, mbrojtjes së ambientit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. Znj. Hollaj studimet bachelor i ka përfunduar në RIT Kosova, ndërsa studimet në nivelin master i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Znj. Hollaj merr rolin nga Artan Murati i cili ka mbajtur këtë pozitë deri më tani.

Presidentja Osmani ka falënderuar z. Artan Murati për punën e tij të palodhshme dhe kontributin profesional në Kabinet përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë, ndërkaq i ka uruar sukses në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional. Presidentja poashtu ka theksuar se do të vazhdojë punën e shkëlqyer me znj. Hollaj për t’i arritur objektivat e Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Kabinetit.

Lajme të ngjashme