Arroganca e pushtetit: Nafta shkon gati dy euro për litër, Qeveria dhe VV-ja e bojkotojnë vazhdimin e seancës për çmimin e naftës - NACIONALE

Arroganca e pushtetit: Nafta shkon gati dy euro për litër, Qeveria dhe VV-ja e bojkotojnë vazhdimin e seancës për çmimin e naftës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Pushteti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimin e naftës.

Pas pauzës, askush prej Qeverisë Kurti dhe deputetëve të LVV-së nuk është rikthyer në Kuvend për të vazhduar debatin rreth rezolutës që e ka propozuar opozita.

I vetmi zyrtar i pushtetit në këtë seancë është nënkryetari i Kuvendit nga radhët e VV-së, Ardian Gola, i cili po e udhëheq seancën.

Braktisja e kësaj seance nga pushteti ka nxitur reagimin e opozitës.

E para që ka reaguar ka qenë nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka vlerësuar se mungesa e zyrtarëve të pushtetit në këtë seancë ku po diskutohet për ngritjen e çmimit të naftës është jo serioze.

Çitaku ka kërkuar sqarime nga kryesuesi i seancës, Ardin Gola, i cili është nënkryetar i Kuvendit nga radhët e VV-së.

A mundeni, ju lutem, të kontaktoni me përfaqësuesit e partisë suaj dhe të qeverisë që ta dimë se a do të jenë në seancë sot, a jo? Është ekspremisht jo serioze, jo në raport me ne, por në raport me qytetarët e Kosovës që asnjë deputet asnjë ministër të mos jetë prezent në ditën kur po diskutojmë një temë që po rëndon qytetarët e Kosovës. Ata ndoshta nuk po dalin prej xhipave të zi, e nuk po shkojnë në supermarkete me ble ushqime vet, por qytetari i Kosovës është varfenuar”, ka thënë Çitaku.

Kurse, kryesuesi i seance, Ardina Gola, i ka thënë se nuk është detyra e tij.

Nuk është kjo detyrë e imja, mund të komunikoni në vijën horizontale. Shefin e grupit parlamentar e keni, kontaktoni shefin e grupit parlamentar të VV dhe merruni vesh”, ka thënë Gola.

Ndaj veprimit të VV-së ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku.

Në fillim të fjalës së tij, ai ka thënë se vetëm deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe nuk janë në sallë të Kuvendit.

Ky krahasim e ka nxitur reagimin e kryesuesit të seancës, Ardian Gola.

Ai ka deklaruar se një paralele e tillë nuk qëndron.

Në seancë po mungojnë edhe deputetë të tjerë. Cfarëdo përpjekje për të portretu ndonjë mungesë të sinkronizuar është e papranueshme”, ka thënë Gola.

Në pjesën e parë të seancës se sotme, Qeveria ka kundërshtuar kërkesën e partive opozitare për ulje të përkohshme të akcizës në naftë dhe ulje të TVSH-së për karburantet.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja rreth rritjes së çmimeve të naftës, partitë opozitare kanë kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë për uljen e çmimit të naftës, i cili ka shkuar deri në dy uro për litër.

Rezoluta e propozuar nga LDK-ja ka pasur tri kërkesa ndaj Qeverisë: të ulet përkohësisht akciza në naftë; të ulet TVSH për karburantet; dhe të bëhet subvencionimi për sektorët më të ndjeshëm, si bujqësia, prodhimi dhe transporti publik.

Lajme të ngjashme